Lëvizja Feministe Studentore e ka penguar mbarëvajtjen e konferencës STEMinists’24, e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi i profesorit, Xhevat Krasniqi, nga Universiteti i Prishtinës, i akuzuar për ngacmim seksual.
Derisa rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, mori fjalën, studentë të Lëvizjes Feministe Studentore ia ndërprenë fjalimin me arsyen se rektori e ka shkelur rregulloren e UP së, që profesorin Xhevat Kransniqi nuk e ka shkarkuar.
“Fjalimi i rektorit sot nuk do të mbahet sepse rektori nuk ka folur asnjë fjalë nga 27 çikat protestuese. Ne kemi kërkuar qëndrim publik te rektori jo takim privat me dyer të mbyllura. Sepse sipas rregullores kundër ngacmimeve seksuale e cila është aktualisht në fuqi në UP procedurar brenda UP-së duhet të zhvillohen të pavarura prej procedurës penale. Pra procedura penale e heton një vepër penale që e ka kryer profesori, ngacmimin seksual si vepër penale, derisa rregullorja e heton ngacmimin seksual si shkelje etike, nene 11 pika 7 është shkelur me nënshkrimin e rektorit për suspendimin e profesorit Gjevat Kransiqi”, ka thënë aktivistja Blenda Asllani.
Sipas organizatoreve, rektori Qerimi nuk do të kthehet më në konferencë, e cila më parë është ndërprerë me arsyetimin se do të vazhdojë pas pesë minutave./ EkonomiaOnline