Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka mbajtur një aksion dhe konferencë për medie, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega në Deçan, Shkodran Imeraj ka thënë se vendimi është skandaloz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është vendim që i vë në zbatim ligjet e Serbisë në vitet 90. Situata tani është më e brishtë. Manastiri po kërkon nga agjencia kadastrale që të zbatohet vendimi, por ne kërkojmë që të mos zbatohet. Çdo zbatim eventual i vendimit do të sjellë përkeqësim. I bëjmë thirrje ambasadorëve të QUINT-it të mos kërkojnë zbatimin e vendimit”, ka thënë ai.
Imeraj ka thënë se përkeqësimi nënkupton radikalizimim të veprimeve përmes organizimit të protestave për kundërshtimin e vendimit.