Organizata “Liria ka emër” ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK, duke e konsideruar si zgjatje të padrejtësisë.
Sipas kësaj organizate, kjo praktikë nuk mund të shihet më si procedurë normale gjyqësore, por si degradim serioz i parimeve themelore të drejtësisë për gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky proces që po zvarritet për vite të tëra, me shtyrje të përsëritura, e ka humbur tërësisht kredibilitetin dhe është shndërruar tashmë në mekanizëm që prodhon padrejtësi të vazhdueshme. Mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së për gati gjashtë vite në paraburgim bie ndesh me çdo standard të drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave themelore të njeriut”, thuhet në reagim.
Sipas kësaj organizate, vendime të tilla dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare, duke krijuar perceptimin e një procesi të zvarritur, të pabalancuar dhe të papërgjegjshëm.