Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRamaj: Opozita nuk ka arritur të krijojë kauzë, i gëzohet çarjes Kurti - Osmani
Gazetarja Saranda Ramaj ka thënë se opozita nuk ka arritur të ndërtojë kauzë, por se bazohet në raportin mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
“Opozita për këto vite nuk ka ndërtuar kauzë dhe kauza është çka e prek interesin publik dhe ti i gëzohesh një çarje të raportuar të dy aleatëve shumë të fuqishëm politikë dhe mendon se kauzën opozitare do ta ndërtosh për shkak të çarjes së tyre, jo pse ti përfaqëson direkt një interes të qytetarëve”, ka thënë ajo në Konfront.
Ramaj e ka cilësuar shqetësues diskutimin e ditëve të fundit politik në vend duke vlerësuar se ka qenë krejtësisht për pozita dhe jo çështje të interesit qytetar.
“Çka ka ndodhur këto ditë është njëfarë sinjali për t’i frikësuar qytetarët sesi sillen politikanët kur frikësohen që mbesin pa pushtet. Ishte komplet e pavend që në një situatë të alarmojë ditën e fundit vetëm për të treguar që unë po bëj diçka dhe nuk do dorëzohem. Është shumë joserioze”.
Koci: Zgjedhja e presidentit nga populli koncentron të gjitha pushtetet te një parti
Politologu Melazim Koci ka thënë se zgjedhja e presidentit direkt nga populli nuk është domosdoshmërisht më e mirë se metoda aktuale, që kërkon kuorum prej 80 deputetësh në dy rundet e para.
Sipas tij, një opsion i tillë do t’ia mundësonte koncentrimin e të gjitha pushteteve te një parti. Ai ka thënë se në raste të tilla, partia që ka numrin më të madh të deputetëve ka avantazh.
“Fakti që kërkohet të zgjidhet me votë direkt nga popullata jo domosdoshmërisht është më e mirë se kjo që kemi tani, prej 80 votash si kuorum. Kuorumi është bërë në mënyrën më të mirë. Është ndër margaritarët e Kushtetutës. Fuqizon pozicionin e opozitës. E detyron shumicën të bëjë kompromis dhe jo t’i marrë të gjitha pushtetet. Ky është funksioni i kuorumit. Për kompromis politik. Nuk do të thotë se zgjedhja për president me votë të popullit, automatikisht sjell zgjidhjen më të mirë. Sepse kush do të fitojë në ato zgjedhje? Rëndom fitojnë partitë që janë në pushtet, që e kanë shumicën. Pra bëhet koncentrim i pushteteve në një parti”, ka thënë ai në “Konfront” të KTV-së.
Të enjten, presidentja Vjosa Osmani çoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese që presidenti të zgjidhet me votë direkt nga populli. Këto amendamente janë në pritje që 15 vjet.
Hyseni: Nisma e presidentes Osmani si duket është menduar mirë
Profesori i së drejtës Flamur Hyseni ka thënë se veprimi i presidentes Vjosa Osmani për t’i dërguar në Kuvend që të votohen ndryshimet kushtetuese sa i përket zgjedhjes së presidentit, është një veprim i menduar mirë.
Hyseni në “Konfront” të KTV-së ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që nga ky veprim të përfitojë dikush tjetër.
“Padyshim është një paralajmërim për një veprim politik dhe si duket është menduar mirë këto dy-tri ditët e fundit. Së paku si sjellje politike. E cila më pastaj imponon edhe agjendë politike por edhe dinamikë tjetër...Është interesante në politikë të bëjë dikush veprime e të përfitojë tjetri. S’përjashtohet mundësia që nga ky veprim i mirëmenduar nga kabineti i presidentes aktuale të përfitohet shkëlqyeshëm nga grupi më i madh parlamentar e ndoshta edhe grupet tjera përfitojnë pak”, tha Hyseni.