Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushaku-Sadriu nuk tregon nëse LDK-ja do ta votonte Vjosa Osmanin

Jehona Lushaku

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu nuk ka treguar nëse partia të cilës i takon do ta votonte edhe pas pesë vjetësh Vjosa Osmanin për një mandat tjetër për presidente. 

Në debatin “Loja politike me presidentin/en” në “Konfront” të KTV-së, Lushaku-Sadriu ka thënë se për aq kohë sa nuk ka kandidatura zyrtare, nuk mund të marrin një qëndrim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“LDK-ja ka konsideruar që duhet ta përkrahë Vjosën në vitin 2021 dhe atë e ka bërë. Tani po flasim për zgjedhjen e presidentit dhe deri në këtë moment nuk kemi kandidatura zyrtare. Ambiciet janë legjitime të të gjithëve, ka shumë parti politike që kanë emra sikur që edhe partia jonë ka propozime e emra kur të vijmë në atë pikë, por tani nuk është momenti që të japim vlerësime për asnjërin prej personaliteteve për aq gjatë sa nuk janë”, ka thënë ajo. 

E pyetur nëse do t’ia jepte LDK-ja nënshkrimet Osmanit po që se i kërkon personalisht nga ata, Lushaku-Sadriu ka thënë se nuk mund të flasë mbi hipoteza. 

“Ne jemi parti politike që bëjmë dialog të brendshëm, i kemi strukturat tona ku konsultohemi dhe më pas vendosim në mënyrë të unifikuar. Për aq gjatë sa nuk kemi ardhur aty dhe nuk e kemi një kërkesë, mbetet vetëm çështje hipotezash. Por gjithsesi do ta trajtojmë secilën kandidaturë me vëmendje duke parë interesin e përgjithshëm të Kosovës dhe rolin tonë si LDK. Për aq kohë sa nuk ka kandidatura zyrtare, ne nuk i kemi trajtuar dhe nuk kemi marrë qëndrim. Normalisht se mendimet tona dhe kritikat tona edhe për kryeministrin Kurti edhe për presidenten Osmani kanë qenë në kohë të ndryshme në bazë të sjelljeve që i kemi perceptuar si të tilla”, është shprehur ajo.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi 13 shkurt

Konfront: Loja politike me presidentin/en