Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paralajmëruar padi ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti në emisionin “Interaktiv” në KTV, deklaroi se në fushatën e zgjedhjeve të shkurtit, Lushtaku me veturë zyrtare, ka tentuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën e Kurtit për ta pamundësuar tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLushtaku ka thënë se Kurti po shpifë dhe se për këtë rast ekziston një raport zyrtar policor ku është konstatuar se nuk ka pasur ndonjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion. Lushtaku paralajmëroi se për këtë nesër do të iniciojë padi.
“Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente. Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje”, ka shkruar Lushtaku në reagimin e tij në Facebook.