Kuvendi i Kosovës sot, e martë, do të mbajë seancë solemne për të shënuar ditën memorialë për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës.
Seanca mbahet me moton “Ma kthe dritën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo pritet të nisë në orën 17:00.
Kurse, në orën 08:30, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bën nderime te Memoriali “Heroinat”, për nder të 14 prillit.
Ndërsa, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës nga ora 9.30, mban konferencën rajonale “Avancimi i qasjes në drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës: Përgjegjësia penale dhe e drejta për kompensim”, ku pritet të marrin pjesë u.d e presidentes, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Përmes Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë përkujtohen vuajtjet dhe traumat e atyre që kanë përjetuar dhunë seksuale.
Kjo ditë synon të njohë padrejtësinë e përjetuar dhe traumën si pasojë e krimeve të tilla dhe njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për drejtësinë e vonuar dhe luftën kundër stigmës.