Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë

rama  macron

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee, aty ku qëndroi mbi dy orë, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I sotmi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike.

Pas bisedimeve, Macroni reagoi në platformën “X”, ku vlerësoi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës, duke theksuar bashkëpunimin në fusha si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi, ndërsa rikonfirmoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë dhe vazhdimin e reformave në rrugën drejt BE-së, shkruan TCh.

“Mirë se erdhe, i dashur Edi Rama. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës janë shumë të mira në inovacion, arsim, kulturë dhe turizëm tregojnë afërsinë tonë. Ne dëshirojmë t’i japim një shtysë të re këtij partneriteti, duke forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe atë në mbrojtje. Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për vazhdimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Macron.

Lexo përditësimet tjera
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Rama në Francë, pritet nga Macroni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qëndruar për vizitë në Francë ku është pritur nga presidenti...