Zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka, i është përgjigjur Partisë Demokratike të Kosovës pasi kjo e fundit u shpreh se ka qenë e hapur për marrëveshje gjithëpërfshirëse politike si dhe ka ofruar edhe marrëveshje të kufizuar vetëm për zgjedhjen e presidentit, por se VV-ja ka refuzuar. Manxhuka ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte ftuar kryetarin e PDK-së në takim dhe se Bedri Hamza nuk kishte paraqitur kundërshti për Glauk Konjufcën si personalitet, që VV-ja e propozoi kandidat.
Ai ka shtuar se Konjufca u kandidua “krejt në fund” të afatit në pritje të një marrëveshje me opozitën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManxhuka ka theksuar se VV-ja kishte pasur problem me emra të atyre që u bënë presidentë më 2011 dhe 2016, por se nuk nuk u takuan me ta.
“Si LVV në vitet 2011 dhe 2016 kemi pasur problem me emrat e përveçëm të atyre që u bënë presidentë asokohe. Dhe në vend të takimeve me neve, pushteti atëbotë na përndiqte e shtypte me polici. Bedri Hamzën e ftoi KM Kurti dy herë në takim dhe kanë komunikim normal e të mirë. Hamza asnjëherë s’ia ka thënë Kurtit që ka naj problem me Glauk Konjufcën si personalitet, e të cilin LVV e kandidoi krejt n’fund të afatit për president në pritje të ndonjë marrëveshje me opozitën”, ka shkruar në Facebook Manxhuka.
Tahiri i PDK-së ka thënë të shtunën se problemi nuk është presidenti, por dëshira e VV-së për të kontrolluar çdo institucion. Ai ka thënë tutje se derisa nuk i ka pasur votat, VV-ja është dashur të kërkojë marrëveshje dhe konsensus, duke shtuar se VV-ja kishte refuzuar marrëveshjen dhe se ka insistuar vetëm në kandidatë partiakë.
“Pra, alternativa kishte. Zgjidhje kishte. Mungoi vetëm vullneti politik i shumicës parlamentare. Ose, thënë më saktë: në Lëvizjen Vetëvendosje mbizotëroi etja dhe dëshira për pushtet dhe kontroll absolut”, u shpreh Tahiri.