Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Sigurisë së Varshavës, është takuar me miq e partnerë strategjikë, përfshirë gjeneralët me katër yje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Maqedonci ka njoftuar se gjatë takimit me gjeneralin Tod Daniel Wolters, komandant Suprem i Forcave Aleate për Evropën nga 2019-22 nga SHBA-ja, si dhe admiral Mark Montgomery, drejtor i Lartë dhe bashkëpunëtor i Lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e demokracive në SHBA ka prezantuar progresin e Kosovës dhe Forcës së Sigurisë në Planin e Tranzicionit.
Ai ka theksuar se është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe Kosovë-SHBA në mbrojtje dhe nismat e përbashkëta për t’i forcuar ato.
“I falënderova dy gjeneralët, miq të Kosovës që kanë kontribuar shumë për arritjet tona në mbrojtje, të bëra në bashkëpunim me SHBA-në”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.