Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Më shumë se 19 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta i nënshtrohen sot Testit të Maturës. Testi do të fillojë në orën 10:00 e do të përfundojë në 12:30.

Procesi i testimit për 19 mijë e 514 nxënës do të organizohet në 152 qendra të testimit në të gjithë Kosovën. Procesi i testimit do të administrohet nga 1360 administrues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Testi i Maturës zhvillohet brenda një dite për të gjitha lëndët. Ai përmban 100 pyetje, me nga 25 për katër lëndë: gjuhë amtare, gjuhë angleze, matematikë dhe një lëndë zgjedhore. Pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore është 40 për qind.

Ky ishte viti i tretë që maturantët kanë aplikuar përmes platformës e-Kosova dhe jo fizikisht në shkollat e mesme të larta, siç bëhej më herët.

Sipas Ministrisë, ky sistem mundëson organizimin dhe sistemimin më të lehtë të nxënësve në qendrat e testimit.

Ndërkaq, këtë vit Kuvendi ka miratuar Ligjin për Maturën Shtetërore, i cili përmban masa të reja disiplinore dhe gjoba për shkeljet gjatë organizimit dhe administrimit të provimit.

Bazuar në të, personat fizikë mund të gjobiten nga 1 mijë deri në 2 mijë euro, kurse ata juridikë nga 5 mijë deri në 20 mijë euro.

“1.3.Të bërit e mundur, nga ana e personit zyrtar, aktiviteti kopjues ose keqpërdorues sistematik në ambientet ku mbahet provimi shtetëror i maturës; Në rast se është konstatuar shkelja nga paragrafi 1.3 e nenit 24 të këtij ligji, personi fizik dënohet në shumë prej njëmijë (1,000) deri në dymijë (2,000) euro, kurse personi juridik në shumë prej pesëmijë (5,000) deri në njëzetmijë (20,000) euro”, thuhet në Projektligjin për provimin e maturës shtetërore.

Pavarësisht kësaj, grupet e kopjimit veçse janë aktivizuar në rrjete sociale disa ditë para testimit.

Njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka vlerësuar se fenomeni i kopjimit nuk lidhet vetëm me mungesën e kontrollit gjatë provimeve, por edhe me një mentalitet të rrënjosur prej vitesh në shoqëri.

“Vërtetë që kjo në radhë të parë kultivohet në familje, por nga ana tjetër edhe mos marrja e masave nëpër shkolla nga ditët e hershme ndikon që te fëmijët të krijohen shprehi të tilla. Për fat të keq ne shpeshherë kemi raste kur në provime të ndryshme kombëtare organizohen edhe familje... dhe këtu represioni që e ushtron ligji dhe masat që merr Ministria janë respektivisht të kufizuara kur bëhen organizime të tilla”, ka thënë Pupovci.

Bajrami kërkon anulimin e Testit të Maturës: Po i ndëshkon nxënësit e ndershëm

1 o. më parë / 20 qer 2026 13:03
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami

Photo: Driton Paçarada

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e Testit të Maturës, duke vlerësuar se procesi ka humbur besueshmërinë dhe po favorizon kopjimin në vend të dijes.

Ajo ka thënë se për gjashtë vjet me radhë po përsëritet i njëjti problem, pasi testi publikohet sapo nis provimi.

“Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje. Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim - publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin”, ka shkruar Bajrami në Facebook të shtunën.

Sipas saj, situata aktuale krijon padrejtësi ndaj nxënësve që kanë punuar dhe mësuar me vite, pasi më të suksesshëm po dalin ata që arrijnë të kopjojnë më shumë.

Bajrami ka theksuar se kjo nuk është më vetëm çështje e organizimit të një testi, por problem i drejtësisë në arsim dhe i procesit të regjistrimit në fakultete.

“Sot, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arritë me kopju më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punu me vite. Ky nuk është më veç problem i organizimit të një testi, është problem i drejtësisë në arsim, është edhe pjesë e procesit të regjistrimit në fakultet. Kur kopjimi bëhet rruga ma e lehtë drejt suksesit, atëherë nxënësit e ndershëm ndëshkohen”, ka shkruar tutje ajo.

Ajo ka kërkuar që Testi i Maturës të zëvendësohet me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e nxënësve gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm, duke i bërë thirrje ministrit në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çeku, të merr përgjegjësi.

“Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim. Minister, del merr përgjegjësi”, ka përfunduar Bajrami.

Gjatë ditës së sotme po mbahet Testi i Maturës, që mat njohuritë e arsimit parauniversitar (deri në klasën e 12-të). Sivjet i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës të shkollave të mesme. Organizohet në 152 qendra të testimit në të gjithë Kosovën.

Por si çdo vit tjetër, edhe këtë herë nisën të qarkullonin përgjigjet e testit në grupet e ndryshme në rrjete sociale, për të cilat KOHA raportoi më herët.

Njëjtë edhe sivjet, Testi i Maturës qarkullon nëpër rrjete sociale

3 o. më parë / 20 qer 2026 10:31
Testi i matures

Qysh në start ka nisur qarkullimi i pyetjeve e përgjigjeve të Testit të Maturës nëpër rrjete sociale. Të shtunën në orën 10:00 ka nisur mbajtja e testit që matë njohuritë e arsimit parauniversitar. 

KOHA ka parë një prej grupeve të komunikimit në Viber që numëron mbi 9830 anëtarë, e ku pjesëmarrësit, nxënësit, po shkëmbejnë përgjigjet e pyetjeve të testit. E një tjetër grup numëron mbi 500 anëtarë. 

Kjo ndodh çdo vit. Grupe të tilla krijohen secilën herë dhe përgjigjen po ashtu shpërndahen. E këtë vit, dy ditë më parë u shpërndanë edhe paralajmërime për pyetje që do të mund të binin në Testin e Maturës. 

Testit të  Maturës sivjet i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta. Ai organizohet në 152 qendra të testimit në të gjithë Kosovën.