Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prezantuesja që e shpalli të vdekur babanë e Messit largohet nga puna

prezs

Prezantuesja e televizionit argjentinas ka dhënë dorëheqje pasi kishte dhënë lajmin se babai i Lionel Messit kishte vdekur kur po luhej ndeshja e Argjentinës ndaj Algjerisë në Kupën e Botës. 

“Nuk dua të jap lajme të këqija, por babai i Messit sapo sa ka vdekur. Ishte e papritur. Në mes të Kupës së Botës”, ka thënë Florencia Pena në “Luzu TV”, teksa e udhëhiqte emisionin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky raportim u përhap shpejtë në mediat sociale, para se Pena të thoshte se lajmi nuk është konfirmuar. 

Familja e Messit reagoi duke thënë se Jorge Messi, babai i Lionel Messit, është duke u përmirësuar dhe është në mbikëqyrje, pas telasheve shëndetësore. 

Ajo më pas Pena kërkoi falje publikisht, ndërsa sqaroi se kjo informatë i kishte ardhur teksa ishte në emision dhe i ka besuar atij burimi. 

Falje ka kërkuar edhe vetë televizioni për këtë informatë.