KQZ-ja njoftoi se 23.618 janë pranuar, e 1.525 janë refuzuar, duke thënë se në shumicën e të refuzuarve, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin identifikues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas KQZ-së, 6.228 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 3.575 për të dërguan pakon me fletëvotim në kutinë postare në Kosovë, e 13.815 jashtë Kosovës.
“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, thuhet në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ky institucion njoftoi se aplikimi mund të bëhet në platformën elektronike, derisa i ka inkurajuar shtetasit që jetojnë jashtë Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.