Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhet LDK-ja, diskutojnë edhe për Osmanin

Jehona Lushaku-Sadriu

Foto: Driton Paçarada

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është mbledhur të martën pasdite për t’u takuar me Kryesinë e kryetarët e degëve e për të diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka konfirmuar se në takim pritet të diskutohet edhe për bashkimin e mundshëm me ish-presidenten Vjosa Osmani për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Na diskutojmë për të gjitha çështjet që lidhen me partinë tonë, me listën tonë. Në këtë kuptim diskutojmë edhe për ardhjen e Vjosës, eventuale, për bashkimin e madh të së djathtës që kemi diskutuar që sa kohë dhe e shohim si domosdoshmëri për Kosovën. Në ndërkohë, për gjithçka tjetër dalim pas mbledhjes”, ka thënë ajo para se të niste mbledhja.