Arbëri

Mbrojtja e Veselit: Kur s’ka prova, s’mund të ketë shpallje fajësie

Kadri Veseli

Kadri Veseli gjatë seancës ku po fliste avokati, Rodney Dixon

Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vazhduar kritikat ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar edhe të enjten, duke theksuar se nuk ka fakte se Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm sa ishte jashtë shtetit.

Avokati i tij, Rodney Dixon, ka ritheksuar se ZPS-ja nuk ka fakte për akuzat që ka ngritur kundër Veselit, derisa ka shtuar se viktimave u duhet drejtësia, por drejtësi “e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin”.

“Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë gjykata me integritet, pavarësisht nëse u duhet mbi 5 vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu”, ka thënë Dixon në ditën e dytë të deklaratave përmbyllëse.

Ai i ka bërë thirrje trupit gjykues që të ndajë faktet nga shpikjet, duke insistuar se “kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje të fajësisë”.

“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet”.

VIDEO:

Lexo përditësimet tjera
Specialja

Në Speciale vazhdojnë deklaratat e mbrojtjes

•E enjte, 12 shkurt: Përmbyllet fjala përfundimtare e Kadri Veselit dhe nis ajo e Rexhep Selimit•E...