Me kurora lulesh, qytetarë e përfaqësues të organizatave joqeveritare kanë kundërshtuar vendimin e ZRRE-së për afatin që i ka dhënë kompanisë KEL-KOS për të vazhduar punën .
Banorë të Deçanit e të Rugovës kanë protestuar për të kundërshtuar edhe ndërtimet e hidrocentraleve të tjera, pasi që konsiderojnë se ato vetëm i bëjnë dëm Kosovës, raporton KTV.
Ata thonë se lejimi i ndërtimit të hidrocentraleve nga institucionet po bëhet vetëm për arsye politike dhe për përfitime personale.
E për të përkrahur protestën, kishin ardhur edhe deputetë e përfaqësues të partive opozitare.
Në mbledhjen e fundit të bordit të ZRRE-së, është marrë vendim që edhe për tre muaj t’i zgjatet afati i operimit kompanisë Kel-kos Energy, derisa ta kompletojë dokumentacionin e nevojshëm.