Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria kufizon qarkullimin e automjeteve të rënda gjatë verës

autostrada Ibrahim Rugova

Foto ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur të martën për kufizim të qarkullimit të automjeteve të rënda gjatë verës.

Sipas njoftimit nga ministri në detyrë, Dimal Basha, vendimi vlen për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se vendimi është marrë “me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion”.

Sipas vendimit, nëpër autostrada kufizohet qarkullimi kur temperatura është më e lartë se 32 gradë celsius – në intervalin 11:00-17:30.

Nëpër rrugë nacionale, rajonale e lidhëse, kufizimi vlen kur temperaturat mbërrijnë 35 gradë e më lartë, në intervalin e njëjtë kohor.

Sipas njoftimit, Ministria e Infrastrukturës çdo ditë do të bëjë publikimin për masat për ditën pasuese.

“Ky vendim synon mbrojtjen e rrugëve nga dëmtimet që shkaktohen nga temperaturat e larta dhe ngarkesat e rënda, duke garantuar njëkohësisht siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, ka shkruar Basha në Facebook.