Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MINT-i vendos çmimet maksimale për të dielën, nafta 1.86€ për litër e benzina 1.49€

nafte

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të dielën ka njoftuar për përcaktimin e çmimit ditor maksimal të derivateve në Kosovë.

Çmimet, sipas kësaj ministre për sot për naftë janë 1.86 euro për litër, ndërkaq për benzinë 1.49 euro për  litër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka miratuar një vendim të ri për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës në tregun vendor, me qëllim rritjen e transparencës dhe parashikueshmërisë në formimin e çmimeve.

Vendimi ka hyrë në fuqi, nga sot.

"Ky vendim vjen si rezultat i analizës së vazhdueshme të tregut të derivateve, përmes të dhënave të importit dhe monitorimit të lëvizjeve të çmimeve në tregun ndërkombëtar, si dhe vlerësimeve të institucioneve mbikëqyrëse të tregut.  Në bazë të këtij mekanizmi, Ministria do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, i cili do të bazohet në mesataren e importeve të përditësuara të 10 milion litrave për naftën (dizel) dhe 1 milion litrave për karburantet tjera”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij vendimi, ministria ka thënë se synon të sigurojë një qasje më të drejtë dhe të unifikuar në treg, duke shmangur luhatjet e menjëhershme dhe të paarsyeshme të çmimeve në nivel të shitjes me pakicë.

“Ministria thekson se asnjë operatorë ekonomikë nuk lejohet të tejkalojë çmimin maksimal ditor të publikuar. Për zbatimin e këtij vendimi do të rritet mbikëqyrja në terren nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe në koordinim me Autoritetin e Konkurrencës së Republikës së Kosovës.  MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit. Këto masa nuk kanë për qëllim të dëmtojnë apo të sanksionojnë asnjë subjekt ekonomik. Ato janë të hartuara për të siguruar barazi në treg, për të mbrojtur konsumatorin dhe për të reflektuar kujdes të shtuar në një periudhë të ndjeshme të luhatjeve dhe pasigurive në tregjet globale të derivateve të naftës”, thuhet në njoftim.

Ditëve të fundit është raportuar për çmime të larta të derivateve në Kosovë.

Operatorët ekonomikë nuk kanë respektuar çmimet tavan për litër nafte dhe benzine, të vendosura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Në Prishtinë, një litër naftë është shitur të shtunën deri në 1 euro e 99 centë. Tejkalime janë evidentuar edhe në rajonin e Pejës e të Mitrovicës. Ministrja Mimoza Kusari Lila ka paralajmëruar masa.