Ligjëruesi i ekonomisë, Shkumbin Misini, ka deklaruar se Qeveria vetë po prodhon inflacion duke mos hequr akcizën për derivatet e naftës.
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Misini është shprehur se Qeveria nuk po ndërmerr hapa të tillë për shkak se dëshiron ta mbushë arkën buxhetore dhe të mburret me të në fundvit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, nuk ka probleme me krizë të brendshme, po flas për çështje të luftërave, tërmeteve etj. Justifikimi i qeverisë për të mos hequr akcizën dhe për të mos hequr TVSH-në për derivatet e naftës e justifikon vetveten me ligjin për çmimin tavan. Të gjitha vendet më të zhvilluara të botës e kanë hequr akcizën, pse Kosova mos ta heqë? A jemi ne më të mençur apo më të zhvilluar? Qëllimi i Qeverisë është të mbushë arkën buxhetore dhe të mburret në fund të vitit. Nëse do ta hiqte akcizën nuk do të kishte inflacion”, ka thënë ai.
Ekonomisti Misini më tej e ka akuzuar Qeverinë edhe për mosinteresim që të merret me bankat komerciale, për të cilat ka thënë se kanë marrëveshje të fshehtë.
“Pse Qeveria nuk po ndikon në marrëveshjen e fshehtë që e kanë bankat komerciale në Kosovë? Edhe kjo është diskriminuese, pse s’po ndikon Qeveria e Kosovës? Kur kemi marrëveshje të fshehtë, disa biznese të cilat janë nuk deklarohen por kanë marrëveshje të fshehtë me norma interesi. P.sh janë bankat komerciale dhe tash qeveria pse nuk interesohet që t’i ofrojë konkurrencë, të ofrojë kushte të mira që të vijnë bizneset e tjera të ofrojnë konkurrencë të ndershme. Ai është roli i Qeverisë, e jo Qeveria të përcaktojë marzhën e fitimit sepse në momentin që ti ofron kushte të mira, ka biznese të tjera që e ofrojnë atë produkt, ofrohet një konkurrencë e mirëfilltë”, është shprehur ai.