Gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë parashihet të mbajë mot i paqëndrueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të hënën parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale parashihet të sillen me 4-7 gradë celsius, e maksimalet mes 16-19.
Mot me diell e vranësira të shpërnadara parashihet të martën, e vranësirat mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 5-8 gradë e maksimalet mes 15-17.
Të mërkurën moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 19 gradë celsius.
Të enjten moti parashihet të jetë me diell e pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet nga IHMK.
Të premten moti parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe vranësirat parashihet të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 5-9 gradë celsius e maksimalet mes 12-16 gradë.