Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet në Suedi një i ri nga Kosova

Vritet në Suedi një i ri nga Kosova

Foto: Aftonbladet

Një i ri nga Kosova është vrarë të dielën në mbrëmje në Suedi. 

Për këtë kanë njoftuar familjarët, sipas të cilëve, ai është qëlluar aksidentalisht derisa ka qenë duke ecur, nga siç thuhet, plumbat e shkrepur në një konflikt të bandave në Suedi. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mbrëmë G... na la tragjikisht nga plumbat e konflikteve të bandave të shumta në Suedi. Duke ecur në lagje, ai u vra aksidentalisht nga qërimi i hesapeve mes bandave rivale”, thuhet në reagimin e familjarëve.

Për vrasjen kanë raportuar edhe mediat në Suedi. 

Sipas mediumit Aftonbladet autori i dyshuar ka lëvizur me biçikletë dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri. “Kur i riu rreth të 20-ave ishte shtrirë në tokë, ai dyshohet se iu afrua sërish me biçikletë dhe qëlloi edhe një herë nga një distancë shumë e afërt”, ka shkruar kjo media, e cila e përshkruan rastin si një “ekzekutim të mirëfilltë”.

Sipas të dhënave, i dyshuari që është arrestuar për rastin është nën moshën 18 vjeçe.