Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale të shkurtra me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të sillen mes 8-12 gradë celsius, e maksimalet mes 19-22 gradë.
“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriperëndimit”, ka njoftuar IHMK.
