Arbëri

Moti sot i vranët e me riga shiu

mot i vranët

Moti sot parashihet të jetë kryesisht i vranët e me riga shiu. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të sillen mes 5-7 gradë celsius e maksimalet mes 8-11 gradë. 

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë”, ka njoftuar IHMK.