Arbëri

Moti sot kryesisht i vranët

mot i vranët

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht i vranët e me periudha të herëpashershme me diell. 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se parashikohet të ketë riga të lehta shiu, ndërsa temperaturat maksimale do të jenë në rritje. 

Sipas IHMK temperaturat minimale do të lëvizin mes minus 1 dhe 1 gradë celsius, e maksimalet mes 11 dhe 16 gradë. 

“Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK.