Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për hyrjen në fuqi të sistemit EES të Bashkimit Evropian, për të cilin ka deklaruar se do të zbatohet plotësisht në gjitha pikat e kalimit kufitar në Zonën Schengen.
Në një komunikatë për media, MPB-ja ka njoftuar se ky sistem ka filluar të zbatohet gradualisht nga 12 tetor 2025 deri në arritjen e zbatimit të plotë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSistemi EES është një sistem i automatizuar dhe biometrik që regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, përmes mbledhjes së të dhënave si: gjurmët e gishtërinjve, fotografia e fytyrës dhe të dhënat e dokumentit të udhëtimit.
“Nga 10 prilli 2026, ky sistem zëvendëson plotësisht vulosjen manuale të pasaportave dhe mundëson identifikimin automatik të qëndrimeve të tejkaluara”, thuhet tutje në njoftim.
Qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa vizë në Zonën Schengen për qëndrime afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore), duke plotësuar këto kushte:
Të posedojnë pasaportë biometrike valide (e vlefshme të paktën 3 muaj pas datës së kthimit);
Të justifikojnë qëllimin e udhëtimit (turizëm, vizitë familjare, biznes, etj.);
Të kenë dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare për qëndrimin;
Të kenë biletë kthimi ose dëshmi për vazhdimin e udhëtimit;
Të mos jenë në listat e ndalimit të hyrjes në Schengen.