Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se jetëgjatësia në Kosovë është 4 deri në 5 vjet më lartë sesa mesatarja e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Muratit, kjo tregon për cilësinë e jetës në Kosovë. Ai ka publikuar të dhëna, të cilat thotë se i ka marrë nga Banka Botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend. Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vite më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ministri të shtunën në Facebook.