Shtrenjtimi i çmimit të naftës ka vazhduar edhe të hënën.
Nga 1.35 euro sa ka qenë më 3 mars, tashmë çmimet për litër naftë të hënën kanë arritur në 1.46 deri në 1.52 euro, varësisht nga kompanitë që tregojnë me naftë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fotografitë e realizuara nga KOHA nga pika të ndryshme të karburanteve, çmimet variojnë në këto shifra.



Rritja po vazhdon si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Të enjten ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë (MINT) për caktimin e marzhës tregtare, për t’i lëvizur çmimet deri në 1.44 euro për një litër naftë.
Vendimi i MINT-it për caktimin e marzhës së fitimit ka hyrë në fuqi të enjten dhe ai nuk e ka ulur çmimin, ndonëse të dhënat e Doganës, një ditë më parë kanë treguar se çmimi i importit është rritur për vetëm 1.5 cent për litër, ndërsa çmimi në treg i një litre naftë në një interval kohor prej 48 orësh është rritur për mbi 20 centë.
Pas lëvizjes së çmimeve të naftës, Autoriteti i Konkurrencës (AKK) e ka filluar monitorimin e të gjitha ndërmarrjeve që ushtrojnë veprimtari me tregtimin e karburanteve.
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të Iranit ndaj vendeve tjera në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli.