Arbëri

Rikthehet uji në Fushë-Kosovë

kru prishtina

(Lajm i përditësuar 14:42) - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ujë në komunën e Fushë-Kosovës.

Ju njoftojmë se furnizimi me ujë në qytetin e Fushë Kosovës është rikthyer dhe sistemi funksionon normalisht”, thuhet në njoftim.


Ndalet uji në Fushë-Kosovë, shkak prishja e gypit

 

Kompania Rajonale e Ujit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë në Fushë-Kosovë do të ndalet për një orë.

Sipas njoftimit, shkak është rrjedhja në gypin Ø400 mm.

“Për shkak të një rrjedhjeje në gypin Ø400 mm, është e nevojshme të ndërpritet për një orë furnizimi me ujë nga fabrika Shkabaj përmes gypit Ø630 mm që furnizon qytetin e Fushë-Kosovës. Shpresojmë që ndërhyrja të përfundojë sa më shpejt”, thuhet në njoftim.