Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndarja e 2 milionë eurove për fluturimet për mërgatën, Cakolli: Qershia mbi tortë e keqpërdorimit

Eugen Cakolli

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove si mbështetje e linjave ajrore për fluturimet e mërgatës është qershia mbi tortë në keqpërdorimin e parasë publike për qëllime elektorale.

“Për më keq, kjo tashmë e tejkalon dimensionin e shkeljeve ligjore dhe e cenon drejtpërdrejt e seriozisht parimin e zgjedhjeve të ndershme. Një qasje e tillë po e shndërron garën zgjedhore në një proces krejtësisht të pabarabartë, ku partia në pushtet krijon epërsi përmes parasë publike dhe avantazhit institucional, e jo përmes një gare të drejtë politike”, ka thënë Cakolli përmes një reagimin në Facebook.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, ndërsa në një nga vendimet ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e masës “mbështetja e mërgatës”. Me këtë shumë mbështeten linjat e fluturimit, siç ka thënë Qeveria, për “destinacionet që i shërbejnë mërgatës”.

Lexo përditësimet tjera
Mbledhja e Qeverise

Qeveria ndan 2 milionë euro për linjat e fluturimit “për destinacionet që i shërbejnë mërgatës”

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të martën mbrëma, ndërsa në një nga...