Arbëri

Ndërpritet furnizimi me ujë në Mitrovicë e Zveçan, dëmtohet gypi

uje

Pa ujë të pijes kanë mbetur Mitrovica e Veriut dhe Zveçanit të shtunën. 

Uji është ndërprerë për shkak të dëmtimit të gypit në Zveçan, ndërsa Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka dërguar ekipet për sanimin e dëmit. 

“Ju informojmë se ka ndodhur dëmtimi i gypit të ujit në Zveçan, për shkak të së cilës është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në sanimin e dëmtimit. Menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në normalitet”, njoftoi KRU “Mitrovica”.