Dikur me përqafime e gëzime takonin njëri-tjetrin. Por që nga viti 2018, Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti, dikur bashkëpunëtorë të ngushtë në Vetëvendosje, kanë shkëmbyer vetëm etiketime e akuza.
Tani kur kreu i Vetëvendosjes ka arritur majën e pushtetit, duke u bërë kryeministër, Shpend Ahmeti vazhdon të jetë kryetar i Prishtinës, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Por a mund që raportet jo të mira personale e madje edhe partiake të ndikojnë në projektet ndërmjet Komunës dhe Qeverisë?
Opinionisti Rasim Alija pret që një garë ndërmjet kryeministrit dhe kreut të kryeqytetit të nisë pas dy vjetësh, atëherë kur është koha e zgjedhjeve lokale.
Mirëpo, ndryshe mendojnë në “Demokraci Plus”. Visar Rushiti nga kjo organizatë nuk pret që këto raporte të pengojnë projektet e planifikuara.
Një nga çështjet që varet kryekëput nga Qeveria është themelimi i Policisë së kryeqytetit, proces ky i cili ka mbetur peng i nxjerrjes së një udhëzimi administrativ nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Spitali i Prishtinës është një tjetër projekt ambicioz që kërkon angazhim kryesor nga Ekzekutivi qendror.