Në një numër panelesh të organizuara në Beograd nga WeBalkans, është trajtuar mënyra se si BE-ja e mbështet drejtpërdrejt zhvillimin e vendeve të rajonit. Në to është theksuar se ndihma e BE-së shkon përtej institucioneve shtetërore dhe është e prekshme për njerëzit në jetën e përditshme. Në këtë ngjarje u diskutua Plani i Rritjes Ekonomike për rajonin e edhe ecuria e reformave në Kosovë, përfshirë sfidat në zbatimin e tyre.
Përmes një qendre kreative që WeBalkans organizoi për dy ditë në Beograd, më 29 e 30 prill, mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, gazetarëve, sipërmarrësve e pjesëmarrësve të tjerë, u diskutua për mbështetjen e drejtpërdrejtë që BE-ja ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë ngjarje të fokusuar në zhvillimin ekonomik, përmes kampanjës BE me TY, u theksua se përkrahja e Bashkimit Evropian nuk ofrohet vetëm përmes institucioneve shtetërore, por edhe përmes trajnimeve, granteve e programeve të tjera për individë, biznese e organizata të shoqërisë civile.
Në panele të ndryshme u vu në pah se mbështetja e BE-së është e prekshme për njerëzit në jetën e përditshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlamena Halacheva, zëvendësshefe e Delegacionit të BE-së në Serbi, tha se me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bllokun Evropian, përfitimet do të
“BE-ja nuk i sheh Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor vetëm si shtete anëtare të ardhshme, ne po e ndërtojmë atë të ardhme së bashku. Dhe diçka që e themi shpesh është se suksesi juaj është suksesi ynë dhe udhëtimi juaj është i yni. Mundësitë në tryezë janë të rëndësishme, por mundësitë që vijnë me anëtarësimin e plotë në BE, ato janë transformim. Ne presim me padurim dhe sinqeritet ditën kur Ballkani Perëndimor të zërë vendin që i takon në zemër të Bashkimit Evropian”, tha Halacheva.
Në këtë ngjarje ku u fol për Planin e Bashkimit Evropian për Rritjen Ekonomike, u përmend edhe Kosova si një ndër vendet e para që miratoi agjendën e reformave, por më pas ngeci në zbatimin e tyre, për shkak të cikleve të vazhdueshme zgjedhore.
Nikola Gaon, zëdhënës i Zyrës së BE-së në Prishtinë, tha se Plani i Rritjes nuk është instrumenti i vetëm me të cilin u mbështet Kosova, dhe theksoi se që nga viti 1999, Bashkimi Evropian ka investuar mbi 3.7 miliardë euro.
Ai tha se zgjedhjet e 7 qershorit mund të sjellin vonesa të tjera.
“Kosova është zyrtarisht e kualifikuar dhe ka marrë parafinancimin. Në tabelën e rezultateve shihet që mjetet janë të listuara, por sa i përket hapave të zbatuar, Kosova qëndron në zero. Arsyeja është se raportimi i parë zyrtar mund të dorëzohet vetëm deri më 30 qershor, ndërsa afati për dorëzim është 15 korriku. Kjo do të përcaktojë pagesat e ardhshme”, tha Gaon.
Nga ky Plan i Rritjes prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, për Kosovën janë të dedikuara 882.6 milionë euro.