Edhe një herë tjetër janë përkulur para obeliskut, në kujtim të të pagjeturve.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, i kujtuan mbi 1,600 të pagjetur të vendit, e megjithëse nuk folën këtu, në rrjete sociale shkruan për këtë ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas presidentit Thaçi, të pagjeturit janë një plaga më e rëndë e shoqërisë kosovare, e në anën tjetër, kryeministri Haradinaj u zotua se nuk do të rreshtin së kërkuari drejtësi për ta.
Por, me atë që është bërë deri tash, familjarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të të pagjeturve, ndihen të zhgënjyer.
Megjithatë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, që bëri homazhe po ashtu pranë obeliskut, tha se nuk do të ketë një marrëveshje me Serbinë, pa qartësimin e hapave për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Me rastin e Ditës Kombëtare për personat e pagjetur, komunikatë ka dërguar edhe shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou.
“Familjet e personave të pagjetur mund të gjejnë ngushëllim vetëm atëherë kur e dinë fatin e të dashurve të tyre të pagjetur,” ka shkruar mes tjerash Papadopoulou, e cila ka ritheksuar vullnetin e misionit që të vazhdojnë ndihmën në procesin e identifikimit.