Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave

Marshi

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Kosovë, u protestua me thirrjen “Marshojmë për jetë me dinjitet”. Protesta është organizuar nga kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”, ku për thirrje kryesore pati “revoltimin për jetë me dinjitet”.

Përfaqësues të kësaj iniciative, kanë bërë të ditur se 8 Marsi, Dita e Gruas, nuk mund të festohet përderisa ende ka dhunë dhe të drejta të pabarabarta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Erëza Elezaj nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka thënë gjatë protestës se kur gratë shtypen në Kosovë, shteti hesht.

Erëza Elezaj nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, ka thënë gjatë protestës se kur gratë shtypen, shteti heshtë.

“Ideja e kufizimit e të qenit grua ka implikime po aq të rënda sa në sistemin gjyqësor, në vend se abuzuesi të gjykohet në gjyq, gjykohet viktima e tij në ndërgjegjen shoqërore. Para policisë po ua rikujtojmë se ata kanë faj për çdo mosreagim të dhjetëra rasteve të dhunë së raportuar, madje ata vetë janë abuzues dhe shtyllë e fortë e kësaj pabarazie në shoqërie. Të gjitha këto forma të dhunës duhet të luftohen, që gratë dhe vajzat në Kosovë të kenë një jetë me dinjitet dhe humanitet”, ka thënë Elezaj nën brohoritjen e protestuesve.

Krahas kërkesës për të drejtat dhe liritë e grave, gjatë kësaj proteste një aktiviste tjetër nga kolektivi “Marshojmë s’festojmë” ka thënë se janë të zhgënjyer që Kosova është pjesëmarrëse në themelimin e Bordit të Paqes. Sipas tyre Bordi i Paqes nuk ka qëllime paqësore.

“Pamë Kosovën se si u bashkua në Bordin e Paqes pa asnjë hezitim. Një vendim që na ka zhgënjyer dhe lënduar. Bordi i Paqes nuk ka qëllime paqësore, ka synime për të vjedhur toka palestineze. Si është e mundur që ne si popull që kemi përjetuar gjenocidin, të marrim pjesë në gjenocidin e një populli tjetër”, ka thënë ajo.

Në protestën e 8 Marsit të këtij viti, përveç kundër dhunës gjinore dhe patriarkale, u marshua edhe në solidarizim me popujt e shtypur, gjegjësisht me Palestinën.