Arbëri

Në Qendrën e të moshuarve janë marrë një sërë masash për parandalimin e koronavirusit

Ndalimi i vizitave dhe dalja jashtë e personave që jetojnë këtu janë disa prej masave që Qendra për të moshuarit ka ndërmarrë për të parandaluar rrezikun që i kanoset kësaj kategorie nga koronavirusi.

Drejtoresha e kësaj qendre, Razë Aliqkaj, thotë se po punohet vazhdimisht me të moshuarit në masat parandaluese, derisa shëndeti i tyre mbetet prioritet për ta, raporton KOHA.

Por, mjekët konfirmojnë se gjendja shëndetësore e të moshuarve këtu është e mirë.

Krenar Reshitaj, mjek i përgjithshëm, thotë se ata kanë kërkuar maska dhe mjete të tjera mbrojtëse rezervë për ditët në vazhdim.

Në Qendrën për të moshuarit dhe pa përkujdesje familjare jetojnë 79 të moshuar, nga mosha 65-vjeçare e tutje.