61 vatra zjarri janë regjistruar brenda 12 orëve të fundit në Kosovë, njoftoi Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
Nëntë prej këtyre vatrave janë aktive, sipas AME-së, ndërsa 52 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.
“Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikjes, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës. Nga vlerësimet dhe analizat e bëra, situata paraqitet e menaxhueshme, pasi të gjitha vatrat aktive janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet zjarrfikëse janë në terren”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.