Inspektorati Qendror i Punës ka kryer 72 inspektime në 48 orët e fundit në vende pune, kryesisht në sektorë me rrezikshmëri të lartë.
Inspektorati ka njoftuar se nga inspektimet janë shqiptuar 34 ndalime të punimeve, dy leje për punim dhe janë evidentuar 22 vërejtje, e 16 raste pa vërejtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas raportit, inspektime janë kryer në 13 lokacione në Ferizaj e Mitrovicë, në 12 në Prishtinë, Gjilan e Lipjan, 10 nëpër Fushë-Kosovë.
Ministria e Punës me Inspektoratin të enjten kanë nisur aksionin e inspektimeve nëpër vendpunishte të ndryshme me qëllim të kontrollit të nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës. Aksioni i inspektorëve erdhi pasi të mërkurën vdiq edhe një punëtor, duke e çuar numrin në tetë vdekje në vendin e punës.
Ministria pati thënë se inspektimet do të fokusohen kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë. Ministri Andin Hoti ka thënë se inspektimet do të bëheshin në dy ndërrime, me orare të zgjatura e edhe gjatë festave. Me vendimin e tij, aksioni i inspektimeve do të zgjasë për 15 ditë.
