(E përditësuar 14:03) - Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në Hagë për të kundërshtuar gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Folës të kësaj proteste pritet të jenë udhëheqës të OVL-UÇK-së e edhe pjesëmarrës të tjerë.
Nisin të mblidhen protestuesit në Hagë, kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Qindra protestues tanimë janë mbledhur në vendin e caktuar ku do të zhvillohet protesta në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Nga videot të cilat po qarkullojnë në media socoale, shihen një numër i madh i protestuesve, të cilët janë mbledhur për më shumë se dy orë para nisjes së protestës.
Ish-veteranë dhe qytetarë nga shumë vende të botës kanë nis të mblidhen në Hagë, në protestën e thirrur në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Protesta pritet të nis në orën 14:00 dhe nuk do të mbahet para ndërtesës së Gjykatës Speciale, sepse kjo nuk është lejuar për shkaqe të sigurisë, por vetëm në afërsi të saj. Protesta është paralajmëruar të jetë masive për shkak të interesimit të madh të shqiptarëve nga vende të ndryshme të botës./KSP
Bosch: UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë
Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë.
“Ta quash UÇK-në organizatë kriminale ky është ofendim edhe për NATO-n, sepse NATO nuk bashkëpunon me organizata kriminale”, ka thënë ai.
Ai ka deklaruar se në kohën kur ishte në Kosovë kanë pasur presion për t’u bërë thirrje liderëve kosovarë që ta themelonin gjykatën speciale.
Ka shtuar se nuk i pëlqente kjo ide pasi serbët nuk ishin të akuzuar të kësaj gjykate.
“Më kujtohet mirë kur takova Thaçin dhe ai ishte pak i shqetësuar. Unë i thash se nëse do të jetë gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave. Por unë nuk kisha të drejtë, sepse gjyqi nuk ishte aq serioz sa unë kisha pritur. Sepse siç e mbani mend raportin e Dick Martyt për trafikim të organeve, ai doli të ishte i rreme. Sepse vet gjyqtari kishte ardhur në përfundim se nuk kishte një gjë të tillë dhe ishte trillim i serbëve. Pra do të duhej të mbyllej gjykata sepse nuk kishte kuptim të vazhdonte më”, ka thënë ai.
Gucati: Evropa të mos lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se po flasin për drejtësinë që i është mohuar luftës së shenjtë të UÇK-së.
Ka deklaruar se liria nuk erdhi si dhuratë, por si rezultat i sakrificës dhe gjakut të vajzave dhe djemve të rinj.
Gucati ka thënë se Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik.
“Bota demokratike nuk duhet t’i mbyllë sytë karshi padrejtësive kaq të mëdha. U bëjmë thirrje ndërkombëtarëve që të mos ndëshkohet Kosova për lirinë e saj. Drejtësia duhet të jetë e njëjtë për të gjithë. Këtu jemi për të thënë se nuk do të lejojmë të nëpërkëmbët sakrifica e Kosovës”, ka thënë ai.
Ish-luftëtari i UÇK-së: Duam drejtësi për ata që luftuan për lirinë tonë
Fatmir Koci, ish-ushtar i UÇK-së ka thënë se janë mbledhur sot për t’i thënë jo padrejtësive.
Ai ka thënë se nuk ishin as agresori e as pushtuesi. Ka shtuar se duan drejtësi për ata që luftuan për lirinë e popullit.
Sipas tij, pas gjithë sakrificës që UÇK-ja bëri për të sjellë lirinë, sot po gjykohet padrejtësisht.
“Kriminelët serbë nuk janë dënuar, nuk po gjykohen e nuk janë prekur nga askush. Sot ata që mbrojtjen popullin, po gjykohen padrejtësisht”, ka thënë ai.
Koci ka thënë se nuk do ta pranojnë asnjëherë padrejtësinë që po u bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së.