Arbëri

Nisma: Presidentja të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike, Kuvendi s’ka shumicë

Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas propozimit të Glauk Konjufcës nga LVV-ja si mandatar. Kjo parti ka ftuar presidenten, Vjosa Osmani, të mos bëhet pjesë e siç kanë thënë, zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që sipas tij krijojnë tensione të panevojshme.

Kjo parti përsëriti që Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë.

“NISMA Socialdemokrate fton Presidenten të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rrezikojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme. Roli i Presidentes është të garantojë unitetin kushtetues dhe të sigurojë funksionimin demokratik të shtetit, jo ta shtyjë vendin drejt bllokadës”, thuhet mes tjerash në reagimin e Nismës.