Arbëri

Nisma publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Fatmir Limaj - NISMA

Nisma Socialdemokrate ka publikuar listën me 110 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. 

Nisma në këto zgjedhje do të garojë e vetme, ndërsa në një konferencë për media të dielën mbrëma, kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj ka thënë se nëse kalohet pragu atëherë në Kuvendin e Kosovës, Nisma do t’i bashkohet Grupit Parlamentar të PDK-së. 

Në Top 10 të listës së Nismas janë: Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj Halimaj, Artan Nimani, Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi dhe Nexhat Mustafa.