Çmimi i naftës në Kosovë është ngritur për një 1 cent krahasuar me dy ditët paraprake. Jo më shtrenjtë se 1.41 euro mund të shitet litri i naftës për ditën e martë 07.07.2026.
Ndërkohë çmimi i benzinës dhe gazit nuk ka ndryshuar. Një litër benzinë mund të shitet jo më shtrenjtë se 1 euro e 36 centë për litër sipas vendimit të Ministrisë së Tregtisë në kuadër të caktimit të marzhës së fitimit. Gazi ka çmimin 0.63 euro për litër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillim të këtij muaji, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) e vazhdoi edhe për 30 ditë masën e përkohshme për rregullimin e çmimeve maksimale të derivateve.
Sipas ministrisë, vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, të cilat tregojnë se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Gjithashtu, u konstatua se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen plotësisht ose ndodhin me vonesë.