Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeputetët e opozitës, Uran Ismaili, Armend Zemaj dhe Albana Bytyqi, e kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Shëndetësi, ku është shqyrtuar Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.
Ata i kanë kërkuar kryetarit të Komisionit, deputetit të Vetëvendosjes Haxhi Avdyli, që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të jetë i pranishëm në Komision për ta mbrojtur projektligjin, me arsyetimin se Ministria e Shëndetësisë është bartëse e zbatimit të tij në praktikë.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk mund të ndryshohet praktika dhe se ministri Vitia duhet të vijë në Komision për ta mbrojtur Projektligjin.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se anëtarët e Komisionit po nënvlerësohen nga ministri Vitia dhe se prania e tij do të tregonte sa e gatshme është Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij ligji.
Në anën tjetër, kryetari i Komisionit, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se për të gjitha pyetjet dhe çështjet që deputetët kanë, do të mund të përgjigjet ministri Vitia në seancë plenare. Ai ka shtuar se asnjëri nga këta deputetë nuk ka propozuar ndonjë amendament.
Shqyrtimi i projektligjit ka vazhduar vetëm me pjesëmarrjen e katër deputetëve të pushtetit, të cilët kanë akuzuar opozitën se po e politizon këtë çështje. Ndonëse deputetët opozitarë nuk ishin të pranishëm, Komisioni për Shëndetësi votoi Projektligjin.