Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim Osmani ka thënë se pavarësisht ndryshimeve në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit, aleanca e Kosovës me SHBA-në është ekzistenciale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tutje ka thënë se shpreson që edhe në administratën Trump, Kosova do të mbetet në fokusin amerikan.
“Në raport me ndryshimet në administratën amerikane si rezultat i zgjedhjeve të fundit, Presidentja Osmani përsëriti urimet e Kosovës për Presidentin Trump dhe kabinetin e tij, teksa theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale, ndaj shfaqi shpresën që edhe me administratën e re do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se Kosova edhe më tej do të mbetet në fokusin amerikan”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë në vend, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit.