Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York të dielën me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit, të cilit ia ka theksuar nevojën për mbështetjen e procesit të njohjes së Kosovës.
“Në NeW York, zhvillova një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit. Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ligës Arabe, si dhe nevojën për mbështetje në procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet anëtare të kësaj organizate që ende nuk e kanë ndërmarrë këtë hap”, ka shkruar Osmani në Facebook.