Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, u bë menjëherë lojtar kyç në vitin e tij të parë te Hoffenheimi.
Me paraqitje, mesfushori 22-vjeçar, e ka çuar lojën e tij dhe të Hoffenheimit në një nivel tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë intervistën e gjatë dhënë për sajtin e Bundesligës, Avdullahu ka thënë se synon të bëhet lojtar i niveli të Ligës së Kampionëve.
“Ndihem shumë rehat këtu. Hoffenheimi më duket si një familje. Kushtet janë ideale që unë të vazhdoj të zhvillohem, të luaj në Evropë sezonin e ardhshëm dhe të vazhdoj të paraqitem në këtë nivel”, ka thënë Avdullahu.
Në Evropë, Hoffenheimi për herë të parë ka luajtur në edicionin 2017/18. Në fazën grupore të Championsit për herë të parë dhe të vetme u paraqit në edicionin 2018/19. Është paraqitur në Ligën e Evropës në edicionin 2020/2021 dhe në edicionin 2024/2025.
Dhe për herë të pestë në histori, Hoffenheimi do të luajë në Evropë në edicionin e ardhshëm garues, 2026/2027. Ligën e Evropës e ka siguruar, ndërsa e synon Championsin.
“E dimë që duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet. Nuk është më në dorën tonë të sigurojmë një vend në katër vendet e para, kështu që duhet të shpresojmë për rezultate diku tjetër. Fokusi ynë është thjesht të fitojmë ndeshjen tjetër dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Avdullahu.
Hoffenheimi fundjavën e kaluar kishte rast të artë për të bërë hap të madh drejt Championsit. Por barazimi 3:3 në shtëpi ndaj Suttgartit, ia mohoi shkëputjen.
Hoffenheimi është në vendin e gjashtë me 58 pikë, sa kanë edhe Stuttgarti në vendin e pestë dhe Bayer Leverkuseni në vendin e katërt.
“Është shumë e vështirë për t’u pranuar, ndihet si një humbje. Mendoj se, deri në kartonin e kuq, ishte një paraqitje shumë e mirë nga ana jonë - me intensitet të lartë, e mirë me dhe pa top. Megjithatë, pas kartonit të kuq, u bëmë shumë të pakujdesshëm, shumë mbrojtës dhe jo mjaftueshëm klinikë në sulm. Nuk i shfrytëzuam mirë avantazhet tona numerike dhe në fund merituam të pësonim gol. Bëmë analizën dhe pamë përsëri se nga minuta e shtatë e tutje, nuk ishte një katastrofë, duhej të kishim qenë 4:1 ose 5:1 për ne dhe ta mbyllnim ndeshjen”, është shprehur Avdullahu.
Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u zhvilluar në Bundesligë.
Hoffenheimi e pret në shtëpi në fundjavë Werder Bremenin, ndërsa ndeshjen e fundit e luan në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbachut.
“E dija që klubi kishte një plan dhe donte një fillim të ri me lojtarë të rinj. Qëllimi im ishte të kualifikohesha për në Evropë me Hoffenheimin. Në fillim, askush nuk më besonte vërtet, por në fund ia dolëm. Ndjeva që në javët e para të stërvitjes se diçka ishte e mundur. Cilësia ishte aty dhe për mua ishte e qartë se me këtë skuadër mund të kualifikoheshim për në Evropë”, thotë Avdullahu.
Ai ka folur edhe për ndikimin e Albian Hajdarit te Hoffenheimi. Ndikim të madh në suksesin e Hoffenheimit ka edhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.
“E njoh Hajdarin prej kohësh, që nga ditët tona të rinisë në Basel. Madje kemi shkuar në shkollë së bashku dhe familjet tona e njohin njëra-tjetrën, kështu që është shumë mirë që ai është këtu”, ka shtuar Avdullahu.
Avdullahu thotë se ka parë si model ish-mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busuqets, dhe kapitenin e Sunderlandit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.
“Modeli im është Sergio Busquets. Granit Xhaka gjithashtu. Kam marrë shembull lidershipin dhe qetësinë e tij. Brenda dhe jashtë fushës, ai është një lider”, ka thënë Avdullahu.