Arbëri

Osmani: Kosova, vendi më pro-evropian dhe më i sigurt në Evropë

Vjosa Osmani - takim me Kaja Kallasin dhe perfaqesues te Ballkanit Perendimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën mori pjesë në një takim tradicional në New York të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, me përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor. 

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.  Kosova, vendi më pro-evropian e më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në linjëzim të plotë me politikat e BE-së”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

Në takim ishte presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova dhe ministri i Jashtëm i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.