Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani në takim me Prattipatin: Theksova rëndësinë e pranisë së KFOR-it në Kosovë

Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin e zhvilluar me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin. Osmani në takim, mes tjerash, ka thënë se ka ritheksuar rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s.

Në takim, Osmani thotë se u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e konsolidimit të plotë institucional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht, vetëm mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon më 4 prill, derisa institucionet e tjera janë të formuara.

“Presidentja ritheksoi rëndësinë e pranisë ushtarake amerikane dhe të aleatëve në kuadër të NATO-s si faktor kyç për stabilitetin, si dhe theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet objektiv strategjik për paqe afatgjatë. Me këtë rast, Presidentja Osmani nënvizoi sërish rëndësinë e vijimit të dialogut strategjik bilateral, duke theksuar se partneriteti me SHBA-të është interes jetik dhe ekzistencial për Republikën e Kosovës. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Presidencë së Kosovës.

Sa i përket situatës së sigurisë në veri të vendit, Osmani në takim ka thënë se ka përmirësim të rendit e ligjit dhe konfirmohet situatë dukshëm më qetë për qytetarët e asaj pjese.

Osmani ka thënë se në këtë takim me Prattipatin, ka diskutuar për vizitën e saj të fundit në SHBA me zyrtarët amerikanë, duke shprehur mirënjohje për presidentin Donald Trump që Kosova të jetë bashkëthemeluese e Bordit të Paqes.