Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli

Vjosa Osmani

(Foto e shkëputur nga video e Vjosa Osmanit/fb)

Ish-presidentja Vjosa Osmani nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook ka paralajmëruar një “mision” për “hapjen e rrugëve të mbyllura nga padrejtësitë”.

Ajo e ka cilësuar “natë të rëndë për Kosovën” dështimin e së martës për të zgjedhur presidentin dhe rrjedhimisht dërgimin në zgjedhje të reja. Në video ajo ka bërë thirrje për bashkim në “mision”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momente shumë më të rënda. Prandaj ka ardhur momenti që të japim dashni dhe vetëm dashni për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft më me urrejtje, mjaft më me përçarje e me ndjellje të frikës. Mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë e aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ju ftoj të bashkoheni në këtë mision se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”, ka thënë ajo në video.

VIDEO: