Presidentja Vjosa Osmani nuk ka dashur të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetueses për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Ajo nuk është përgjigjur as nëse është e gatshme që të diskutojë për postin e presidentes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Për tema tjera tash jemi deklaruar. Faleminderit për mirëkuptimin... Jemi deklaruar për këto çështje, ju lus për mirëkuptim dhe respekt të masakrës", tha ajo pas tubimit përkujtimor në kompleksin memorial në Krushë të Madhe.
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë kohë Kuvendit 34 ditë për ta zgjedhur presidentin e ri të shtetit. Në të kundërtën, sipas aktgjykimit të publikuar të mërkurën, Kuvendi shpërndahet dhe organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.
Nëse nuk do të ketë president brenda kësaj periudhe të përcaktuar nga Kushtetuta, atëherë bazuar në afatet e përshkruara në aktgjykim, deri më 7 qershor qytetarët duhet t’i drejtohen kutive të votimit.
Me gjithë reagimet politike se dekreti ishte ose jo kushtetues, Presidenca pas aktgjykimit ka bërë të ditur se presidentja Vjosa Osmani e ka “mirëpritur” aktgjykimin e Kushtetueses, nëpërmjet të cilit i është rrëzuar dekreti për shpërndarjen e Kuvendit. Megjithëkëtë, në deklaratën e lëshuar pas shpalljes së aktgjykimit, është thënë se ai “konfirmon argumentet juridike të dorëzuara nga Presidenca në Gjykatën Kushtetuese rreth këtij rasti, si dhe konfirmon se presidentja Osmani nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese”.