Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pas largimit nga Real Madridi, Arbeloa bëhet me skuadër të re

Alvaro

Fulhami e ka emëruar Alvaro Arbeloan kryetrajner, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Klubi i Premier Leagues njoftoi për emërimin e Arbeloas në orët e vona të së martës. Për spanjollin është angazhimi i parë si trajner jashtë vendit të tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Arbeloa e zëvendëson Marco Silvan. Portugezi u largua pas pesë vjetësh në krye të Fulhamit dhe mori drejtimin e Benficas.

“Është nder për mua të filloi një periudhë të re te Fulhami”, ka thënë Arbeloa, që së fundi ishte trajner te Real Madridi. Më herët e ka drejtuar edhe Real Madridin B. Si lojtar, Arbeloa kryesisht ka luajtur për Real Madridin. Por ishte edhe te Liverpooli dy vjet dhe në fund të karrierës te West Hami.